Shtatë të vdekur nga tërmeti në Kroaci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi fjr Kroacinë.

Ekipet e shpëtimit kaluan natën duke pastruar rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.

“Një vajzë 12 vjeçare mbeti e vdekur në Petrinja”, tha kryeministri kroat derisa vizitoi qytetin.

Pesë njerëz vdiqën në qytetin afër Glina, tha zëvendësi i tij. Një viktimë e shtatë u gjet në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.

Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe se njerëzit ishin nxjerrë nga rrënojat.

Shumë banorë kishin frikë që të ktheheshin në shtëpitë e tyre gjatë natës në rast se pasgoditjet do të shkaktonin dëme, raporton BBC.

Disa njerëz flinin në makinat e tyre ose qëndronin me të afërmit në zona të tjera. Kurse rreth 200 njerëz u strehuan në një kazermë ushtarake.

Share This Article