Salianji për Peleshin: I korruptuar, u kap me vjedhje votash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar emërimin e Niko Peleshit në detyrën e ministrit të ri Mbrojtes, ku u shpreh se Peleshi është zotërues i shumë pronave në Korçë dhe është ende nën hetim nga Gjykata.

Në “Open” Salianji ka shtuar se Peleshi ka qënë një ndër personat e parë të përfshirë në politikë që është kapur mat duke u blerë votën të rinjve për 20 mijë lekë të vjetra.

“Niko Peleshi është kaq i korruptuar që sot ka hetim, dhe për një çështje që ka qënë ministër i Bujqësisë. AKU ka ndaluar një preparat, ndërsa ai e riktheu. Kjo është një prej bëmave. Kur ishte ministër, nuk kiste asnjë bilanc dhe në Korçë ka ndihmuar fabrika sallami në Korçë, sepse kanë lidhje me PS-në. Janë kuaj të ngordhur dhe lëvizje në panik të Ramës. Peleshi u kap i pari me vjedhje votash. Është tipiku që po të shkosh në Korçë ta thotë kushdo, se është kthyer pronar i qytetit. Nuk ka cep nëse nuk ka lidhje ai ose miqtë e tij”, tha Salianji.

Share This Article