Muriqi do të jetë titullar ndaj Genoas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi vitin 2021 pritet ta nisë si titullar te skuadra e Lazios, kanë raportuar të mërkurën mediumet italiane.

Mësohet se trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka vendosur që Muriqi të jetë titullar në ndeshjen e parë të vitit të ardhshëm.

Lazio më 3 janar do të luajë në udhëtim kundër Genoas në kuadër të xhiros së 15 të Serie A.

Muriqi për këtë duel është favorizuar për shkak të lëndimit të Joaquin Correas dhe situatës së Felipe Caicedos, i cili pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi 26-vjeçar iu bashkua Lazios në fillim të këtij edicioni dhe deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij te ekipi italian pasi nuk ka shënuar asnjë gol në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

Ai te Lazio u transferua nga Fenerbahçe dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2025.

Share This Article