Mike Pompeo: Kënaqësi të dëgjoj se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo reagon pas emërimit të ish ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në krye të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një postimi ai thotë se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të saj në këtë detyrë, duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes. Në mesazhin e tij, Pompeo shton se shpreson që të punojnë me Xhaçkën për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri, ndërsa kjo e fundit po shkon drejt BE-së. 

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.

Ministrja ka reaguar duke e falenderuar sekretarin Amerikan të Shtetit për fjalët, ndërsa shkruan se është krenare për miqësinë midis dy vendeve dhe se ndihet e lumtur që do të luajë këtë rol për ta bërë partneritetin më të fortë.

“Faleminderit Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë do të thonë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për SHBA dhe Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë”, shkruan Xhaçka.

Share This Article