Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për nxitje të investimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e SHBA-së kanë nënshkruar marrëveshje për nxitje të investimeve. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëdhënia kryesore strategjike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellohet edhe më tej sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën thotë ta kenë propozuar e miratuar në mbledhjen e Qeverisë më 7 tetor 2020. K

“Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-ve, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës që promovojnë zhvillimin e burimeve dhe kapaciteteve ekonomike të Republikës së Kosovës, rrisin punësimin, prosperitin e mirëqenien për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo marrëveshje mundëson konkretizimin e zotimeve për projekte ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmarra në Marrëveshjen e datës 4 Shtator 2020 në Washington D.C.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si djep i lirisë dhe prosperitetit, që Kosovës i qëndroi pranë gjithmonë. Zoti e bekoftë Kosovën 🇽🇰 dhe miqtë e saj të vërtetë”, ka shkruar tutje ajo.

Share This Article