Kosovë, tre të vdekur nga Covid-19 dhe 184 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, teksa janë regjistruar edhe 184 raste të reja nga testimi i 1184 mostrave.

Rastet e vdekjes janë nga Ferizaj (52-vjeç), Gjilani (73-vjeç), Prishtina (85-vjeç).

Prishtina prin me rastet e reja me 79 të regjistruar të enjten.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 420 persona duke e çuar totalin e të shëruarve në 41 mijë e 407 nga 51 mijë e 328 rastet e regjistruara nga fillimi i pandemisë. 1335 persona kanë vdekur.

Janë edhe 8586 raste aktive.

Share This Article