Denoncon eksperti i ekonomisë: Nga 13 mijë shtëpi, kemi vetëm 70 të ndërtuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në RTV Ora ka zbuluar të vërtetën përtej propagandës së kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes për realitetin e rindërtimit pas pasojave të tërmetit të madh, që përfshiu vendin vitin e shkuar.

Sipas Sokos, deri tani kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara dhe dorëzuara, ndërkohë që kërkesa është për 13 mijë të tilla. Denoncimi i ekspertit të ekonomisë Pano Sako

“Ne tani në fund të vitit mund të bëjmë edhe një bilanc. Dhe natyrisht në fillim të vitit, të gjithë duke rendur pas deklaratave të kryeministrit besuam se vërtetë, pas një vit, dakord ne nuk besonim 100% atop që thoshte kryeministri por të paktën 50% e atyre që kishin ngelur pa shtëpi duhet të kishin një shtëpi. Dhe kur vjen viti i ri dhe ne kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara, natyrisht në projekt janë për tu ndërtuar shumë”, deklaroi Soko.

Share This Article