Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet realizimin e Korridor Jugor të Gazit, pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Sipas kreut të shtetit, ky korridor është me rëndësi të madhe për rajonin e veçanërisht për Shqipërinë, me efekte afatgjata në ekonominë kombëtare.
“Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë”, thotë Meta.