Kryeministrja skoceze: Skocia do të kthehet së shpejti, Evropë mbaje dritën të ndezur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon nuk ka asnjë dyshim përderisa ditën e parë postBrexit ajo i dërgon një mesazh Brukselit dhe Londrës

“Skocia do të kthehet së shpejti, Evropë mbaje dritën të ndezur”, shkruan Sturgeon në Twitter.

Sturgeon publikoi mesazhin në llogarinë e tij në Twitter, shoqëruar me një fotografi me  fjalët ”Evropë-Skoci’, të projektuar mbrëmë në një fasadë të selisë së Komisionit të BE në Bruksel.

Në shkrim, fjala ”Evropë” kryqëzon vertikalisht fjalën ”Skoci” me shkronjën ”o”, që  përfaqësohet me një zemër të kuqe.

Britania e Madhe ka lënë tregun e brendshëm të Bashkimit Europian dhe bashkimin doganor duke finalizuar ”divorcin” nga Brexit dhe blloku 27-anëtarësh tashmë.

Britania e Madhe zyrtarisht u largua nga blloku më 31 janar 2020, por ka qenë në një fazë kalimtare për 11 muajt e fundit që do të thotë se pak ndryshoi në praktikë.

Një marrëveshje tregtare në minutën e fundit u arrit nga BE dhe Britania e Madhe në prag të Krishtlindjes, e cila do të zbatohet provizorisht.

Share This Article