Edhe në Itali foshnja e parë e vitit 2021 është shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptari Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali.

Babai i tij, tha për mediat shqiptare se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.

Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha ai.

Ata janë bërë pjesë edhe e medias italiane “Tgcom”, ku mamaja është shprehur shumë e gëzuar.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha ajo.

Share This Article