ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 19 minutes ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 23 minutes ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 34 minutes ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 43 minutes ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 50 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Shasha: Kosova mund të shpresojë për liberalizim tek në pjesën e dytë të vitit

albnews by albnews
2 January, 2021
in Kosova
0
Zyrtarët e BE-së ia bënë të ditur Hotit se heqja e vizave s’është primare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova mund të shpresojë për ndonjë lëvizje sa i përket liberalizimit të vizave tek në pjesën e dytë të vitit 2021, kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të kryesohet nga Sllovenia, por se kjo do të varet nga progresi që do të shënojë vendi në luftë ndaj korrupsionit dhe dialogut me Serbinë, ka vlerësuar Demush Shasha nga Instituti “EPIK”.

Sipas tij, Kosova s’mund të presë ndonjë gjë pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit kur Këshilli i BE-së udhëhiqet nga Portugalia, që sipas tij, s’e ka në prioritetet e veta Ballkanin.

RelatedPosts

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

“Ndonjë progres më të theksuar mund të presim ndoshta gjatë pjesë së dytë të vitit 2021, kur presidencën e BE-së e merr Sllovenia, e cila ka një afërsi të natyrshme me Ballkanin Perëndimor dhe me Kosovën. Nga Portugalia nuk duhet të presim shumë, pasi që edhe në kuadër të listës së prioriteteve që ka publikuar, shihet qartazi që Ballkani Perëndimor, s’është prioritet. Përtej asaj çfarë do të ndodhë në BE, duhet të shohim çfarë po bëjmë në Prishtinë. Kosova duhet të angazhohet për të bërë progres në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi. E dyta, të bëhet progres i mjaftueshëm sa i përket luftimit të nivelit të lartë të korrupsionit. Nëse ne këto dy rrafshe, bëjmë progres të ndjeshëm mund të llogarisim që në pjesën e vitin 2021 të ketë progres sa i përket liberalizmit të vizave”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Kosova kishte shpresuar që në pjesën e dytë të vitit 2020 të fitonte liberalizimin e vizave, pasi Gjermania ishte udhëheqëse e BE-së. Por, Shasha thotë se pandemia ka ndikuar që prioritetet e vendeve të BE-së të rikthehen nga rimëkëmbja ekonomike dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

“Gjermania ka tentuar në kuadër të grupeve punuese të Këshillit të BE-së të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave, por kjo tentativë s’ka pasur sukses për shkak që disa vende kanë thënë haptazi që Kosova s’ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave , me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”, shprehet ai.

Shasha vlerëson se 2020-a ka qenë një vit i humbur sa i përket agjendës evropiane. Pos mosliberalizimit, sipas tij, Kosova ka dështuar edhe në plotësimin e përmbushjes së reformave nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe agjendës evropiane.

Ai e ka cilësuar si epilog të dështuar edhe marrëveshjen e shtatorit në Washington.

“Marrëveshja e Washingtonit, kishte një epilog të dështuar për shkak të një zanafille të gabuar. Ne u nisëm për një marrëveshje për njohje nga Serbia dhe u kthyem me një marrëveshje ku e njohëm mini-Schengenin dhe të drejtën e Serbisë për resurset e Kosovës. Në takimin e Washingtonin, janë barazuar kërkesat legjitime të Kosovës me kërkesat jo legjitime të Serbisë”, është shprehur Shasha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result