Italia rikthen ndarjn sipas zonave të rrezikut me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një ulje të ngadaltë të kurbës së infektimit COVID-19, por shkallë ende në rritje të pozitivitetit, në 14,1%, pritet që në skadimin e dekretit të Krishtlindjes, më 6 janar, rajonet italiane të rikthehen në bandën e ngjyrave sipas rrezikut të infektimit.

Qeveria do të vendosë javën e ardhshme, duke u mbështetur në raportin që do të lëshojnë ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetësisë pas kontrolleve të kryera.

Sipas raportit, në veçanti, Friuli Venezia Giulia, Valle d’Aosta, Piemonte, Provinca Autonome e Trentos dhe Emilia Romagna kanë një probabilitet 50% më të lartë për të tejkaluar pragun kritik të zënies së shtretërve në zonën mjekësore.

E njëjta gjë vlen për kujdesin intensiv në Lombardi, Trento dhe Veneto.

Këtyre të dhënave u shtohet edhe rasti i Sardenjës, që ka një klasifikim të rrezikut “jo të vlerësueshëm” dhe për këtë arsye “të lartë”, për shkak të paplotësisë së të dhënave të raportuara.

Share This Article