Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e Fitër Bajramit, ku tha se është kënaqësi që shqiptarët festojnë bashkë të gjitha festat.
“Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar që zoti ti shpërblejë, popullin tonë, vendin tonë. Është kënaqësi që ne shqiptarët mund të festojmë bashkë festat fetare, sepse kjo është mënyra e vetme të duam më shumë familjet, shtëpitë tonë dhe atdheun tonë, sepse shqetësimet i kemi të njëjta kur njerëzit po na ikin”, tha ai.