ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 6 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 6 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 6 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 6 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çupi: Opozita në zgjedhje më të gjithë aleatët,

albnews by albnews
3 January, 2021
in Albania
0
Çupi: Opozita në zgjedhje më të gjithë aleatët,
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi deklaron se “Opozita e Bashkuar do të hyjë në zgjedhje më të gjithë aleatët përballë PS-së që është e vetme pa asnjë parti politike”.

Në një prononcim për ATSH, Çupi duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor tha se opozita ka cilësuar në mënyrë të vazhdueshme se ishte një prishje e marrëveshjes të 5 qershorit.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

“Marrëveshja e 5 qershorit kishte një involvim jo vetëm të partnerëve ndërkombëtar, por ishte dhe ishte dhe miratimi përfundimtarë i kësaj marrëveshje nga partnerët ndërkombëtarë. Pas prishjes së marrëveshjes reaguan të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe raporti i Venecias i vuri kapakun asaj çfarë opozita kishte  artikuluar politikisht rreth marrëveshjes së 5 qershorit dhe më pas të ndryshimeve kushtetuese ku konsistonin në hilen e PS për të  prishur koalicionet opozitare”, tha ajo për ATSH.

Çupi shtoi se “ne jem përballë një fakti ku qeveria në 30 vite si asnjë herë më parë është pa asnjë aleat  në krah.

“Është e pa ndodhur vite e tjera dhe kjo tregon se një parti politike qoftë dhe më modestja nuk i bashkohet Partisë Socialiste sepse nuk ka besim te kjo parti dhe qeverisja e kësaj partia. Nga ana tjetër, kemi një opozitë të bashkuar si asnjëherë tjetër, konseguent të parimeve kryesore për ti dhënë vendit zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme dhe për t’i hapur një dritare më shumë vendit tonë për të hapur negociata me BE”, tha ajo.

Heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ish-deputetja e PD-së i konsideron si hile parazgjedhore.

“Hilet e Edi Ramës dhe të mazhorancës janë të pafundme në 7 vite. Ne nuk kemi patur asnjë  progres në proceset zgjedhore në transparencën dhe pranimin e rezultateve zgjedhore. Ne kemi një regres të jashtëzakonshëm përsa i përket standardeve të zgjedhjeve në të lira dhe të ndershme dhe të gjithëpranuara. Kemi raportin e OSBE/ODIHR nga më regresivet përsa i përket këtyre standardeve dhe gjithashtu kemi një qeveria që ka deformuar në mënyrë të vazhdueshme rezultatin zgjedhor”, tha ajo.

Çupi tha për ATSH se “ne kemi një opozitë të përgatitur për të gjitha format që do përdorë qeverisja dhe do bëjmë çmos që rezultate zgjedhore ti mbrojmë, të mbrojmë votën e lirë, votën e sovranit dhe që më pas do çojë në një qeverisje të opozitës me 25 prill”.

Në lidhje me opinionin paraprak të Venecias për zgjedhjet, Çupi tha se “raporti paraprak i jepte të drejtë Presidentit por nga ana tjetër i jepte të drejtë dhe opozitës për çfarë ka artikuluar lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Në fakt propozimet paraprake të Venecias ishin  të drejtëpërdrejta të qarta dhe të përgjegjshme për një qeverisje që ka sy ka veshë dhe ka mendjen të dëgjojë qoftë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo.

Çupi tha se “opozita do të bëjë gjithçka lidhur me prezantimin dhe komunikimin me qytetarët sa i përket ekipit programit qeverisës. Raporti i Venecias do jetë një vlerë e shtuar. Parlamenti të vendos nëse do reagojë ndaj propozimeve të Venecias. Opozita do bëjë gjithçka që kjo qeveri të mos jetë më qeverisja e shqiptarëve. Opozita do bëjë gjithçka që mandat të tretë të mos ketë PS sepse i bënë dem vendit dhe qytetarëve. Opozita do hyjë në zgjedhje me çdo kusht dhe do t’i fitojë zgjedhjet. Nuk do t’i fitojë pa program siç PS i vodhi në 2017, por do hyjmë me program dhe ekip qeverisës”.

Në lidhje me koalicionet opozitare, Çupi tha se “nuk marrë përsipër autoritetin vendimmarrëse të  liderëve të koalicioneve të cilët nuk e kanë vendosur akoma, apo nuk është bërë publike mënyra se si do të hyjë në votime, por një gjë është e sigurt, opozita është e bashkuar si asnjë herë tjetër në kuptimin e programit dhe të opozitarizmit ndaj kësaj qeverisje”.

Në lidhje me presionin e aleatëve ndaj PD-së përsa i përket listave, Çupi tha se “ky është diversion i qeverisë. I ka përdorur të gjitha format kjo qeveri për të përçarë këtë aleancë. Ne jemi opozitë e bashkuar në vendimmarrje”.

Në lidhje me partitë e reja, Çupi tha se “partitë e reja janë numra në vazhdim, nga 120 janë bërë 125 parti, asgjë nuk ndikon në një konfigurim të ri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result