ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 56 minutes ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 1 hour ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 1 hour ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 1 hour ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Meta vlerëson figurën e kongresmenit Eliot Engel

albnews by albnews
4 January, 2021
in Albania
0
Meta vlerëson figurën e kongresmenit Eliot Engel
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerëson figurën dhe kontributin në çështjen shqiptare të Eliot Engel, kongresmenit shqiptar.

Sipas kreut të shtetit, Engel është avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Komngresin Amerikan, ky mban postin e Kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan Ora News.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

“Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.

Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, vlerësoi Meta.

Kongresmeni amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel u rizgjodh pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve në nëntorin e vitit 2018.

Ai u rizgjodh si përfaqësues i distriktit të 16 kongresional të New York-ut, që përfshin pjesë të Bronx dhe kontesë Westchester.

Engel ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk ka humbur asnjëherë rastin të shprehë afrimitetin e tij me shqiptarët.

Në mënyrë të veçantë, ai ka punuar jo pak për Pavarësinë e Kosovës, e siç shkruante edhe “Washington Post” vite më parë, kauza e Kosovës është mbajtur gjallë në Washington falë përpjekjeve të kongresmenit Engel.

Ai ka luftuar spastrimin etnik në Kosovë në vitin ’99 dhe ka lobuar në Kongres për pavarësinë e saj.

Një rrugë mban emrin e tij në qytetin e Pejës, ndërsa ai ka qenë i pari zyrtar i lartë i huaj që ka folur në Parlamentin e Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result