Kreu i Oksfordit e merr vaksinën kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i programit të Oksfordit për vaksinën ndaj koronavirusit, mori dozën e parë në Britani pas nisjes së fushatës së dytë imunizimit masiv.

Andrew Pollard, në prani të Princit William, tha se vaksinimi vjen në një moment kritik në përballjen me pandeminë dhe nënvizoi se kjo sjell shpresë për vendin dhe botën.

“Mendoj se ky është një moment kritik, pasi ne jemi në një pikë ku po mbingarkohemi nga kjo sëmundje. Prandaj na jep neve shpresë, por do të kemi disa javë tepër të vështira përpara. Sigurisht që kemi përgjigje më të mira imune. Për momentin, shifrat janë paksa të vogla për të qenë absolutisht të sigurt se përkthehet në një mbrojtje më të mirë, por ne mendojmë se do të sigurojë imunitet. Dhe kështu që unë mendoj se nuk ka dëm të kesh një kohë pritjeje më të gjatë dhe kjo mund të ketë edhe përfitimet e saj”, tha Pollard.

Share This Article