ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 2 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 2 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm

albnews by albnews
4 January, 2021
in Albania
0
Basha: Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.

Shqetësimi i parë që ngritën gjimnazistët ishte ai i pandemisë së COVID-19.

RelatedPosts

Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje për furnizimin me energji

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon masa emergjente për mungesën e gjyqtarëve dhe sigurinë e pamjaftueshme

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Kryetari Basha tha se “një nga masat e para që duheshin marrë, duhet të ishte siguria e shkollave. Ndoshta e mbani mend më 29 shtator, kur ne shpalosëm një plan me 5 hapa kundër krizës dhe hapi i dytë pas shëndetësisë që kishte të bënte me spitalet dhe me të sëmurët, kishte të bënte me arsimin, që shkollat tona t’i bënim të sigurta”.

Sipas tij, asnjë prej këtyre masave nuk u mor dhe s’ka si të merret nga një qeveri që prej 7 vitesh në pushtet nuk ka siguruar as ujë të rrjedhshëm.

“Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm ku hapi i parë kundër pandemisë, por hapi i parë edhe për higjienën personale, është larja e duarve edhe pa pandeminë”, shtoi Basha.

Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozitës tha se garancia për një nivel të mirë studentësh, është cilësia e arsimit parauniversitar.

“Detyra e vetme e qeverisë është të garantojë që sistemi arsimor të funksionojë normalisht. Shtatë vite dështime për të përmbushur premtimet e veta për një arsimim cilësor europian. Shtatë vite premtime të pambajtura për të financuar arsimin të paktën në nivelet e mesatares së rajonit. Jemi në nivelin më të ulët të financimit në çdo fushë”, tha Basha.

Gjimnazistët i shtruan si problem kreut të opozitës edhe nivelin e shkollave profesionale. Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit. Për këtë kryetari i PD tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi.

“Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’u tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia”, theksoi Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result