Tottenhami në finale të Kupës së Ligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tottenhami është finalisti i parë i Kupës së Ligës së Anglisë.

Në ndeshjen gjysmëfinale, skuadra londineze e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 2:0.

Nga një gol në secilin pjesë, kanë qenë të mjaftueshëm për triumfin e skuadrës së trajnerit Jose Mourinho.

Moussa Sissoko në minutën e 12-të dhe Heung-Min Son në të 70-ën, kanë realizuar golat e fitores.

Brentfordi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 84-t, pas përjashtimit me karton të kuq të Josh Dasilva.

Në finale, Tottenhami do ta pres fituesin e duelit, Manchester United-Manchester City, ndeshje që do të luhet të mërkurën nga ora 20:45.

Share This Article