Zemaj: Kemi siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së Naser Ramadani, kanë mbajtur një konferencë për media, .

Me këtë rast ministri Zemaj i kërkoi qytetarëve që të bëhen gati për vaksinim pasi që me ardhjen e vaksinave kundër COVID-19, ata do të vaksinohen.

“Qytetarët të bëhen gati për vaksinim dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. Personat që kanë nevojë, ta shfrytëzojnë mundësinë për vaksinim e të mbrojnë shëndetin e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj tha se tashmë Kosova ka siguruar mbi 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer dhe se po bënë përpjekje që të sigurojnë vaksina edhe nga shtetet tjera.

“Ne kemi marrë konfirmim për sigurimin e 500 mijë dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas  negociatave që kemi pasur. Ne kemi punuar që nga korriku edhe në mekanizma tjerë për sigurimin e vaksinave si COVAX. Ndërsa, kemi negociuar edhe me shtete veç e veç për vaksina”, shtoi ai.

Share This Article