Osmani nënshkruan autorizimin për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Presidenca.

“U.d. Presidentja Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës. U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të mërkurën kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në Gardën Kombëtare të Iowa-s, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot.

Përpara kësaj, ata votuan me 82 vota për që të shmangin rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së dërgimit të kontigjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për misione paqeruajtëse me forcat amerikane.

Share This Article