Basha nis takimet me aleatët, Mediu: Mënyra e ndërtimit të koalicionit nuk është pazar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Data 7 shkurt është përcaktuar si dita e regjistrimit të partive në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, e ndërkohë Basha ka menduar të mos vonojë, por të nisë takimet me aleatët.

Tre nga shumë çështjet që janë në tavolinë janë listat, formula e koalicionit dhe pozicionimi i aleatëve. Për këto tema kreu demokrat po negocion me krerët e partive aleate.

Ndërkohë kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me Bashën ka thënë për Abcnews se marrëdhënia duhet konsideruar jo si pazar, por si një zgjidhje për shqiptarët.

“Nëse ka një subjekt politik që ka nevojë për koalicion, sot është Partia Demokratike. Pavarësisht se siç mund të mendojnë sondazhet apo idetë, këto do të vijnë në një racionale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, deri në ditën e fundit të votimit, deri kur të numërohet vota e fundit. Mënyra e ndërtimit të koalicionit nuk është pazar. Koalicionet ndërtohen mbi bazën e elementëve faktikë që kanë të bëjnë me peshën elektorale të gjithsecilit subjekt”, tha Mediu.

Share This Article