Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar datën 14 shkurt si datë zgjedhjesh në Kosovë.

“Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e firmosur nga Osmani.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avancimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë”, shkruan Osmani.

Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë e cila e hodhi poshtë qeverinë Hoti.

Share This Article