SHBA po vazhdon të shënoj qindra mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19.
Rreth 253,145 raste të reja me COVID-19 dhe një rekord prej 3,865 vdekje të reja të lidhura me virusin u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të mërkurën, raporton Cnn.
SHBA radhitet e para në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.
Në këtë shtet deri tani janë raportuar gjithsej 21 milionë e 857 mijë e 616 raste të infektuara dhe 369 mijë e 990 viktima.
13 milionë ë 24 mijë e 142 persona janë shëruar nga ky virus në SHBA, ndërsa 8 milionë e 463 mijë e 484 raste janë ende aktive.
SHBA deri tani ka kryer 263 milionë e 536 mijë e 18 testime për COVID-19.