ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 3 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 9 minutes ago
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video) 18 minutes ago
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij 26 minutes ago
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer. 33 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Valbona nën magjinë e dëborës (Foto)

albnews by albnews
7 January, 2021
in Albania
0
Valbona nën magjinë e dëborës (Foto)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lugina e Valbonës këto ditë të para të 2021, të magjeps me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që  po shijojnë pamjen që ajo ofron.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

Ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqiptare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindorë, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

23 December, 2025
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

23 December, 2025
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result