Zyra në dhomë dhe në kuzhinë: Kërcimi i madh i 5G

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

shte lajmi më i madh i vitit 2020 në fushën e punës.  Zyra në shtëpi është bërë normalja e re dhe do të mbetet e tillë për shumë kohë, edhe kur pandemia të ketë ikur. Në fakt, gara për riorganizimin e kompanive ka filluar. Për shembull, në Vodafone, punonjësit do të kenë mundësi të punojnë përgjithmonë nga shtëpia, 60 deri në 80% të kohës. Në Fastweb në Itali, mund të punoni gjithnjë nga shtëpia.

Ndërkohë, duket se kemi përdorur shprehjen e gabuar në anglisht. Të gjithë flasim për smart working (punën e zgjuar) ndërkohë jashtë, përfshirë vendet anglishtfolëse, preferojnë shprehjen home working (puna nga shtëpia) dhe pikë. 

Pastaj, në qoftë e zgjuar apo jo, këtë e zbulojmë duke jetuar.

Dy palë janë krijuar tashmë rreth idesë së punës në shtëpi. Mbështetësit nënvizojnë avantazhet në drejtim të produktivitetit, pajtimit midis familjes dhe punës, uljes së kostos për bizneset dhe punëtorët.  

Kundërshtarët drejtojnë gishtin në sensin e izolimit, hiperkonektivitetit dhe, në perspektivë, mundësisë që shumë punonjës të kalojnë në vetë-punësim. 

Gara për ekuilibrin e ri është duke filluar.  

Por një gjë është e mundur që tashmë ta konsiderojmë të mirëqenë: detyrat që mund të kryhen nga shtëpia do të rriten. Në veçanti me 5G, edhe punëtprët e prodhimit ndonjëherë do të jenë në gjendje të shmangin vajtjen në fabrikë. / bota.al

Share This Article