Fushata zgjedhore në Kosovë fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën janë dhënë detaje për fillimin e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 shkurt të këtij viti.

Këshilli për Operacione Zgjedhore janë dhënë më shumë detaje për sa i përket certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ata njoftuan se fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt.

“Sekretariati ka bërë punën më të mirë të mundshme që me i gjet aktivitete e mundshme. Faza e certifikimit të partive politike fillon nesër dhe përfundon me 21 janar. Prej të cilave llogaritet edhe periudha e shqyrtimit të kandidatëve  me Këshillin Gjyqësor, AKI-në, MPB-në, MPJ-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu tërheqja e shortit për vendvotimet ka me qenë me një shkurt. Aprovimi i fletëvotimit me 2 shkurt. Fushata fillon prej datës 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka thënë ai

Share This Article