Lufta ndaj Covid-19/ Cilat shtete po vaksinojnë më shpejt popullsinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia është e para në Bashkimin Evropian për vaksinat ndaj COVID-19, me mbi 320,000 të bëra deri më tani.

Sipas ANSA, me këto të dhëna, Italia bëhet vendi i tetë në botë, sipas një tabele të hartuar nga faqja e internetit “Our World”.

Siç bëhet e ditur më tej, Izraeli ishte në krye të tabelës, i përpiluar në bazë të të dhënave nga ministritë e shëndetësisë të vendeve të ndryshme.

Ajo u pasua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Shtetet e Bashkuara, Britania, Danimarka, Rusia, Italia, Gjermania dhe Kanada.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 87.541.743 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.888.413 të vdekur.

Ndërkohë që numri i të shëruarve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 63 milionë.

Share This Article