ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 3 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 3 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 3 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 3 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 3 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Palmer: Nëse BE-ja nuk përcakton datë për negociata në qershor, do të ketë në korrik ose tetor

albnews by albnews
6 June, 2019
in Maqedonia
0
Zyrtari i DASH sot takon Ramën në Tiranë, nesër Metën dhe Bashën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse Bashkimi Evropian nuk jep datë për negociata aderuese në qershor, kjo do të ndodh në korrik ose tetor, deklaroi në intervistë për Zërin e Amerikës, Methju Palmer, zëvendës ndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Evroazi.

“E di se do të ketë probleme të caktuara lidhur me kohën e marrjes së vendimit në Bundestag. Nuk e di nëse fokusi do të jetë të merret vendim në qershor ose  në korrik, varësisht nga procedurat e brendshme në Bundestag. Megjithatë, SHBA-ja shpreson dhe e përkrah Këshillin Evropian që t’i hapë negociata aderuese”, pohoi Palmer.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Ai thotë se implementimi i Marrëveshjes së Prespës është realizimi më i madh diplomatik në Ballkanin Perëndimor pas Dejtonit, dhe do të varet direkt  nga anëtarësimi në BE.

“Besojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që ta vazhdojë përparimin në plotësimin e reformave. Kur dhe nëse Këshilli Evropian pajtohet t’i fillojë negociatat, jemi të bindur se madje edhe atëherë Shkupi do t’i vazhdojë këto përpjekje, pasi vet procesi aderues do të sigurojë mundësi për reforma të mëtejshme”, vlerëson Palmer.

Megjithatë, edhe krahas përparimit të konsiderueshëm, ai potencoi se shteti ka edhe shumë punë në zbatimin e reformave.

“Sfidë kryesore jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në tërë rajonin është sundimi i së drejtës. Sundimi i së drejtës është nëna e të gjitha reformave, në kontekst të integrimit evropian dhe krijimit të klimës për paqe, prosperitetit dhe stabilitetit”, thotë Palmer.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk do ta zvogëlojë tërësisht ndikimin rus në rajon, por do ta përforcojë rezistencën e shteteve ndaj agresionit rus.

“Mendoj se kohë të gjatë rusët tregojnë përkushtim në fushatën agresive me dezinformata në rajon. Ende ka përpjekje agresive edhe në Mal të Zi, edhe pse është anëtar i NATO-s”, vlerëson Palmer.

Pret që Senati i SHBA-së ta ratifikojë Protokollin aderues për hyrje në NATO në kohë sa më të shpejtë.

“I inkurajoj njerëzit që ta marrin parasysh fotografinë e madhe, e ajo është se procesi për NATO po lëviz përpara, dhe atë shumë më shpejtë se sa pritet, ndërsa nëse BE-ja nuk sjell datë për negociata në qershor, kjo do të ndodh në korrik ose tetor. Unë fuqimisht i inkurajoj politikanët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të mbeten të bashkuar në këtë proces, të mbeten të përkushtuar dhe të kenë besim se të gjithë ne jemi të përkushtuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, deklaroi Methju Palmer, zëvendës ndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Evroazi. Ads by Revcontent

Around the Web

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result