ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 3 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 3 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 3 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 3 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Si do të ndryshojë këtë vit politika globale? Flasin analistët e “The Guardian”

albnews by albnews
8 January, 2021
in Bota
0
Si do të ndryshojë këtë vit politika globale? Flasin analistët e “The Guardian”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një përzierje e fuqishme e shpresës dhe frikës, shoqëron fillimin e këtij viti në pjesën më të madhe të botës. Shkencëtarët kanë zhvilluar disa vaksina për një sëmundje që si sot një vit më parë nuk kishte ende një emër. Por shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në janë ende duke u përballur me valën më vdekjeprurëse të pandemisë.

Hija e Covid-19 nuk do të fillojë që të largohet shumë shpejt, madje as në vendet më të pasura, edhe për muaj të tërë në vijim. Britania, ishte e para që miratoi një vaksinë dhe që ka garantuar furnizime të mëdha të tyre. Por hipoteza e Boris Johnson se jeta mund të kthehet në normalitet deri në festën e Pashkëve në prill, shihet si një optimizëm i tepruar.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Vendet e tjera, veçanërisht në jug, do të përballen me një pritje të gjatë për të marrë vaksinën. Rimëkëmbja e ekonomive të shkatërruara nga Covid-19 do të jetë kudo e ngadaltë. Madje goditje kanë pësuar edhe vendet që arritën t`a frenonin me sukses përhapjen e virusit nga Vietnami tek Zelanda e Re. Por kur të ketë marrë fund kërcënimi i menjëhershëm, bota do të përballet me sfida të tjera të mëdha, të cilat në një vit normal do të kishin dominuar titujt kryesorë.

Ndoshta më urgjente -edhe pse nuk shihet gjithmonë si e tillë nga politikanët – është kriza e ndryshimeve klimatike. Zjarret dhe moti ekstrem,e kanë përqendruar vëmendjen tek kostot e një planeti që po ngrohet me shpejtësi, dhe tek mundësia për të ulur emetimet e gazrave serë në atmosferë,për të parandaluar ngrohjen katastrofike globale.

Në nëntor, udhëheqësit botërorë do të takohen në Glasgow për një samit kryesor. Ndërsa u shty për një vit për shkak të pandemisë, ekziston një presion në rritje që ata të bien dakord për hapa të rinj të rëndësishëm. Një rritje ekonomike më ekologjike, është një prioritet për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, pasi ai të ketë përmbushur premtimin e tij të parë të fushatës për të mposhtur Covid. –Emma Graham-Harrison

Shtetet e Bashkuara: Një rikthim në realitet?

Joe Biden përballet me sfidat më të mëdha me të cilat është përballur ndonjëherë një presidenti i ri në SHBA që nga Lufta e Dytë Botërore. Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 346.000 amerikanë. Ekonomia po përballet me një papunësi në nivelin 6.7 për qind dhe mijëra njerëz që mbajnë çdo ditë radhë në mensat publike.

Kërkesat për barazi racore dhe drejtësi janë më urgjente së kurrë më parë. Rusia dyshohet për sulmin më të madh kibernetik të kryer ndonjëherë ndaj qeverisë amerikane. Amerika është e përçarë, dhe demokracia e saj e brishtë ka nevojë për riparim. Ndërkohë, kriza e ndryshimeve klimatike ka nevojë për udhëheqje.

Biden, 78-vjeç, presidenti më i moshuar që ka zgjedhur ndonjëherë SHBA-ja, e ka bërë të qartë se zbutja e pasojave të Covid-19 është prioriteti i tij kryesor. Amerika, që është duke e marrë veten nga një dështim historik i udhëheqjes nga Donald Trump, ka vetëm 4 për qind të popullsisë botërore, por 19 për qind të vdekjeve në botë nga Covid-19, dhe më shumë se 100.000 njerëz të shtruar në spitale me këtë sëmundje.

Biden paralajmëroi së fundmi se “ditët më të errëta” në betejën kundër pandemisë “janë përpara dhe pas nesh”. Ai ka premtuar të firmosë një urdhër ekzekutiv që ditën e betimit në detyrë, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në autobusë dhe trena, si dhe në të gjitha godinat e qeverisë federale.

Ndërkohë, ai synon të rihapë shumicën e shkollave në 100 ditët e tij të para të qeverisjes. Dhe në të njëjtën periudhë ka premtuar shpërndarjen e 100 milionë vaksinave. Por një ndër sfidat e tij është të bindë ata që kanë frikë dhe mendojnë se vaksina është e pasigurt, dhe të mposhtë teoricienët e konspiracionit të vendosur të mbjellin mosbesim ndaj tyre. Në fakt, “pandemia e keqinformimit” mund të rezultojë edhe më infektive dhe më kokëfortë se koronavirusi.-David Smith

Evropë: Ecje me kujdes përpara

Me arkivimin e Brexit,me nisjen e vaksinimit masiv kundër Covid, dhe me një president amerikan më miqësor dhe më të parashikueshëm, viti 2021 duhet të jetë një vit më i lehtë për Evropën. Por vështirësitë e veta të brendshme, bashkë me vazhdimin e zhvillimeve gjeopolitike globale që i paraprijnë krizave të vitit 2020, duket se do t`a bëjnë këtë vit të vështirë për të negociuar.

Ndarja midis shumë shteteve anëtare në Perëndim, dhe qeverive të Polonisë dhe Hungarisë vazhdon të zgjerohet. Përplasja e vitit të shkuar mbi përpjekjet e Brukselit për ta kushtëzuar  buxhetin e BE-së me respektimin e sundimit të ligjit, ka nxjerrë në pah diferencat e thella kulturore mbi çështjet thelbësore evropiane, si dhe vlerat liberale.

Ndërkohë, Gjermania, që së bashku me Francën është motori ekonomik dhe politik i BE-së, rrezikon që të jetë e zënë në pjesën më të madhe të këtij viti me largimin e Angela Merkel dhe zgjedhjen e pasardhësit të saj si kancelar, me zgjedhjet e shtatorit, dhe ndoshta muajt e bisedimeve për të ndërtuar një koalicion të ri qeverisës.

Holanda, një lojtare gjithnjë e më me ndikim e BE-së, sidomos pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar, do të mbajë gjithashtu këtë vit zgjedhje parlamentare. Në të dyja vendet, e djathta ekstreme euroskeptike – e mënjanuar nga pandemia e koronavirusit për pjesën më të madhe të vitit 2020 – mund të luajë një rol të rëndësishëm, pasi kriza ekonomike do të pasojë atë shëndetësore.

Edhe në politikën e jashtme, marrëdhëniet me dy fqinjët gjithnjë e më agresivë, Rusinë dhe Turqinë, nuk duken se do të bëhen më të lehta. As Vladimir Putin dhe as Rexhep Tajip Erdogan nuk do të synojnë të zbusin qëndrimin e tyre anti-BE.

Dhe me një politikë të jashtme evropiane më të integruar – pavarësisht shumë fjalëve për “autonominë strategjike evropiane”-që është ende larg, rivaliteti gjeopolitik midis SHBA-së dhe Kinës, do t`a detyrojë Evropën të ecë në një shteg delikat midis parimit dhe interesit vetjak. Jon Henley

Kina: Përsëri në lojë

Kina e nis këtë vit me një ri-ngritje sociale dhe ekonomike nga koronavirusi, por me marrëdhënie ndërkombëtare më të dobëta, dhe me një komunitet global që është shumë më pak i gatshëm të veprojë kundër saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatitet të dërgojë një ekip hetimor në Vuhan.

Dëshmi në rritje, sugjerojnë që qeveria do të vazhdojë me lëvizjet e saj autoritare kundër pakicave etnike në Xinjiang dhe Tibet, dhe aktivitetet e saj ekspansioniste në zonat kufitare. Një numër i madh njerëzish pritet të largohen nga Hong Kongu drejt Britanisë, Evropës, Australisë dhe Tajvanit.

Dhjetëra nga ata që u kapën në tentativë për t`u larguar, dolën në gjyq muajin e kaluar.

Joe Biden premton të ruajë një qasje të ashpër ndaj Kinën, megjithëse pa diplomacinë e paparashikueshme dhe armiqësore publike të Trump. Por nuk ka gjasa që Kina të tërhiqet, madje edhe përpara sanksioneve dhe kundërshtimit ndërkombëtar. Helen Davidson

Marrë me shkurtime nga The Guardiain

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result