Dhjetë foshnja kanë vdekur të shtunën në një zjarr masiv që ka shpërthyer në një spital në Maharashtra, Indi, ka njoftuar një prej doktorëve.
“Zjarri shpërtheu në orën 02:00 sot”, tha Pramod Khandate, kirurg. Shtatë nga 17 fëmijë në njësinë e foshnjave janë shpëtuar, tha ai, transmeton Reuters.
Nuk dihet ende shkaku që çoi deri të zjarri.
Ndërkaq, politikanët, përfshirë edhe ata të opozitës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.