Flet një nga sirianët që qëndruan 3 orë në det

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup prej 50 emigtantë sirian të cilët kishin për qëllim kalimin në BE janë kapur në brigjet e Vlorës.

Një prej sirianëve të kapur mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës ka treguar për mediat se destinacioni i tyre ishte kalimi drejt Italisë e më pas në vendet e Europës.

I pyetur nga gazetarët ai thotë se kanë qëndruar për 3 orë në det të hapur.

“Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të frikësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det”,  thotë siriani.

50 emigrantët u shpëtuan mbrëmjen e djeshme. Ata u sjpëtuan mbrëmjen e djeshme, ku me styrekishte gra, burra dhe fëmijë. Emigrantët ndodheshin në një gomone, ndërsa pisnin të inin drejt Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Klandestinët qëndruan rreth 3 orë në det të hapur. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare. 

Share This Article