ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 9 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 9 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 9 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 9 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vizita e Ramës në Greqi, PDIU: Nuk është transparent, bisedon i vetëm dhe nuk jep informacione

albnews by albnews
9 January, 2021
in Albania
0
Vizita e Ramës në Greqi, PDIU: Nuk është transparent, bisedon i vetëm dhe nuk jep informacione
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Greqi ka reaguar edhe PDIU.

Ndërkohë bëhet me dije se në një deklaratë për shtyp, PDIU thekson se: “qasja e zgjedhur prej Ramës për t’u përballur me palën greke është rreptësisht personale: pa shoqërues politikë, pa staf, pa diplomatë, i vetëm fillikat. Kësisoj është plotësisht legjitime që kënaqësisë së tij për “shijen e shkëlqyer për drekën me grekët”, ne t’i kundërvëmë faktet”.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Deklarata e plotë:

Përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta. Si për të treguar se nuk influencohet nga pritja protokollare dhe miqësia e Edi Ramës me Presidentin Erdogan, pala greke në të njëjtën ditë dorëzoi në Parlamentin e vet, ligjin për zgjerimin e detit territorial në Jon në 12 milje. Kreu i qeverisë shqiptare shkon në takime për të cilat jepet informacion zyrtar kryesisht nga pala greke, ndërkohë që Rama flet për ndjesitë e tij personale nga takimet.

Qasja e zgjedhur prej tij për t’u përballur me palën greke është rreptësisht personale: pa shoqërues politikë, pa staf, pa diplomatë, i vetëm fillikat. Kësisoj është plotësisht legjitime që kënaqësisë së tij për “shijen e shkëlqyer për drekën me grekët”, ne t’i kundërvëmë faktet.

Pse kreu i qeverisë shqiptare, edhe pak muaj në pushtet, zgjedh të shkojë vetëm në një drekë të tillë? Ndërkohë që kryeministri grek shoqërohej nga Ministri i tij i Jashtëm dhe ish-Ambasadorja greke në Tiranë, pse Rama në kundërshtim me çdo protokoll dhe në mënyrë të përsëritur nuk do dëshmitarë në takimet me palën greke? Kush mban shënime, kush i jep këshilla, kush përfaqëson memorien institucionale, cila është agjenda e tij tematike?

Rama flet vazhdimisht për “darka të bukura”, siç bëri në shtator 2020, dhe “shije të mrekullueshme mikpritjeje”, “për marrëdhënie të shkëlqyera” në janar 2021. Mirëpo faktet kokëforta na tregojnë se nga ky përmirësim marrëdhëniesh përfiton vetëm pala greke. Ajo ka avancuar një agjendë interesash të saj, që i ngjan një menuje të mrekullueshme vetëm për grekët: zgjerimi i detit territorial në 12 milje; procesi i pritshëm i censusit me vetëdeklarim; mbajtja në këmbë e ligjit të luftës; mosndryshimi i qasjes ndaj Çamërisë martire; zgjerimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri; zgjerimi  i zonave minoritare apo homogjene në Vlorë,  Konispol, Përmet, etj.

Cila është agjenda jonë e interesave? Rama nuk është transparent, bisedon i vetëm, nuk jep informacione. Kush e di si funksionon ai, e di që nëse do të kishte përparim në “kërkesat e të ashtuquajturës shportë shqiptare të problemeve historike apo moderne”, Rama do t’ i bënte publike.  Mirëpo heshtje.

Një arrogancë e tillë e kreut të qeverisë sonë; një megallomani servile nuk fsheh gjëra të mira. PDIU do të vijojë të denoncojë këtë prapakthehu të qeverisë sonë, të kreut të saj, këtë kthim shpine ndaj interesit tonë kombëtar pavarësisht se kjo po tentohet të kamuflohet me kinse një rol mesazhpërcjellësi të Ramës midis Turqisë dhe Greqisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result