Reagon ashpër djali i Trumpit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali i presidentit Trump, Donald Trump i Riu ka reaguar pasi rrjeti social Twitter ia mbylli llogarinë babit të tij përgjithmonë shkaku i shkeljes së rregullave.

Djali më i madh i Donald Trumpit përmes Instagramit ka kritikuar rrjetin social Twitter për mbylljen e llogarisë së të atit.

“Po e shikoni shfaqjen e Orwellit, “1984”, duke u luajtur në jetën reale. Kjo gjë është vërtet e frikshme dhe Republikanët natyrisht e humbën mundësinë e vet me reformën 230. Twitter-i e suspendoi në mënyrë të përhershme llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shfaq mbylljen permanente të llogarisë së presidentit Trump në Twitter.

Donald Trump është bllokuar edhe në Facebook dhe Instagram për një afat të pacaktuar të paktën derisa të lëshojë zyrën e presidentit.

Share This Article