Covid-19 i merr jetën mjekut personal të Papës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi ka humbur jetën për shkak të Covid-19 në moshën 78 vjeçare.

Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën. Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në 2015-ën. Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën.

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.

Share This Article