Rama: Sot faza e ofensivës për largimin përfundimtar të virusit nga jeta jonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme nën moton “Shqipëria buzëqesh” duke sinjalizuar edhe nisjen e procesit të vaksinimit anticovid.

Në një video të përmbledhjes së luftës 1 vjeçare me Covid-19, kryeministri shkruan se nis faza e ofensivës së madhe për largimin e virusit nga jeta jonë.

MIRËMËNGJES dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F4949566881785379%2F&show_text=false&width=560

Pasditen e sotme pritet të nisë procesi i vaksinimit, i cili do të zhvillohet në 60 sportelet e vendosur nga në “Air Albania Stadium”.

Share This Article