Shqipëria sot nis vaksinimin anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

hqipëria sot hap një faqe të re në kapitullin e luftës me pandeminë COVID-19. Në Tiranë sot do të nis vaksinimi anti-COVID.

Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.

Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.

Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.

Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por, duket dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot

“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.

“Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas anti-COVID.

Share This Article