Izraeli mund të përfshijë edhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare në grupet e personave që duhet të vaksinohen kundër virusit Covid.
Kjo parashihet të ndodh brenda dy muajve të ardhshëm nëse hulumtimet tregojnë se nuk përbën ndonjë rrezik, shkruan Reuters.
Izraeli u ka dhënë prioritet të lartë në vaksinim të moshuarve dhe të rinjve me probleme shëndetësore apo që punojnë në sektorë me rrezikshmëri të lartë nga infektimi me Covid-19.
Vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare pritet të bëhet saktësisht gjatë muajit mars.
Rreth 7,7 për qind e popullatës izraelite janë mes moshës 12 dhe 16 vjeçare, sipas statistikave zyrtare.