ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin 11 hours ago
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni 12 hours ago
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim 12 hours ago
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve 12 hours ago
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Virusi do të vazhdojë të sulmojë, derisa ta kuptojmë se shkaku është egoja njerëzore

albnews by albnews
13 January, 2021
in Bota
0
Virusi do të vazhdojë të sulmojë, derisa ta kuptojmë se shkaku është egoja njerëzore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Michael Laitman

Natyra ka një sens të shkëlqyer humori:Sapo njerëzimi filloi të shpërndante vaksinat kundër tij, ai krijoi 2mutacione të reja, një ndoshta në Britaninë e Madhe, dhe tjetrin në Afrikën e Jugut. Që të dyja llojet e reja të koronvirusit janë shumë më infektues, dhe mjekët nuk janë ende të sigurt nëse vaksinat e sapo-zhvilluara janë efektive kundër tyre.

RelatedPosts

Kushner hoqi dorë nga investimi në Beograd/ Reagon Vuçiç: Humbëm 750 milionë euro investime. Projekti në Shqipëri mori më shumë vëmendje

Fitorja e konservatorëve në Kili i jep Trump-it një aleat të ri në Amerikën Latine

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Por çfarë mund të presim? Që nga fillimi i kësaj pandemie, unë kam paralajmëruar se problemi nuk është Covid-19. Kjo sëmundje është një simptomë e një problemi shumë më të thellë që buron nga marrëdhëniet e këqija njerëzore. Kur luftoni kundër simptomës, nuk është për t’u habitur që patogjeni ju godet vazhdimisht.

Strategjia aktuale është po aq e zgjuar sa përballja me një tub që rrjedh gjithandej,dhe ku ti përpiqesh të zësh të çarën nga del uji në vend se të  mbyllësh rubinetin. Kohë pas kohe, natyra do të na godasë, derisa ta kuptojmë se viruset, shpërthimet vullkanike, luftërat, gjakderdhjet apo zjarret në pyje nuk janë problemi i vërtetë, por që  jemi ne, njerëzimi, problemi i vetëm në këtë botë.

Kur të pyesim se si t`a korrigjojmë veten, në vend të gjithçkaje tjetër përveç vetes, atëherë do të fillojmë të shohim disa rezultate pozitive në përpjekjet tona. Shkaku kryesor që qëndron pas të gjitha katastrofave, traumave dhe çdo mundimi tjetër të mundshëm, është egoizmi ynë. Kjo është ajo që po e shkatërron botën në të cilën jetojmë, përfshirë edhe veten tonë. Kurdoherë që na thuhet se egoja jonë është problemi, ne e mohojmë të zemëruar këtë gjë, por kjo nuk e bën atë më pak të vërtetë. Ne e mohojmë atë, pasi egot tona nuk duan të përballen me të vërtetën se janë ato problemi i vërtetë. Por derisa t`a bëjmë këtë, problemet vetëm do të përkeqësohen.

Dhe këtu vijmë tek një problem tjetër:Bota nuk do të dijë të ngrihet mbi egoizmin, derisa populli i Izraelit t`i tregojë rrugën. Aktualisht, ne hebrenjtë po tregojmë krejt të kundërtën. Ne po grindemi mes njëri-tjetrit dhe nuk po u tregojmë të tjerëve asgjë përveç përçarjes.

Kur antisemitët na fajësojnë për shkaktimin e të gjitha problemeve, unë nuk mund të mos bie dakord me ta.Ne që u bëmë një komb kur ramë dakord të bashkoheshim “si një njeri me një zemër të vetme”, dhe që u caktuam menjëherë si një“një fanar për kombet”, nuk shkëlqejmë në asgjë, përveç errësirës së ndarjes dhe ndarjes në vend të së kundërtës, siç ishte menduar të bëhej.

Ata mund të  mos e kuptojnë, por antisemitët nuk na urrejnë për shkak të mënyrës se si i trajtojmë ata. Ata na urrejnë për shkak të mënyrës se si sillemi me njëri-tjetrin. Kur projektojmë urrejtjen që ndiejmë për njëri-tjetrin, ajo përhapet në të gjithë botën, dhe i bën njerëzit të urrejnë dhe t’i kërcejnë në fyt njëri-tjetrit.

Kur rivalët më në fund kthehen kundër hebrenjve, kjo nuk ndodh për shkak se ata po kërkojnë një “kokë turku”, por sepse ata mendojnë vërtet mendojnë se janë në luftë për shkakun tonë, edhe pse nuk mund të na e thonë se si kemi nxitur ne.

Gjithsesi, intuita e tyre është e saktë:Po të ishim bashkuar në vend të përçarjes, do të kishim projektuar unitetin në vend të ndarjes, dhe pjesa tjetër e botës do të ishte gjithashtu në paqe.

Kur njerëzimi nuk është në paqe, kur kombet luftojnë për epërsi, ata përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për t`a arritur atë. Dhe në këtë proçes, ata shfrytëzojnë njerëzit, burimet natyrore, e ndotin Tokën, dhe e varrosin atë sikur të mos ketë më të nesërme.

Por në fund, ata shkatërrojnë të ardhmen tonë.

Tani kemi ardhur në një kohë kur shfrytëzimi i Tokës nga njerëzimi është bërë aq i madh, sa natyra nuk mund t`a përballojë dot më. Ajo po na e kthen kusurin, dhe nuk do të ndalet derisa të ndryshojmë rrugë. Sa më shumë që ushtrojmë presion ndaj natyrës, aq më shumë ajo do të na kundërpërgjigjet, dhe pasojat do ti vuajnë njerëzit e rregullt.

Sidoqoftë, nëse populli i Izraelit e kupton rolin e tij, dhe ndryshon kursin nga tallja tek kohezioni, e gjithë bota do të ndryshojë kursin e saj bashkë me Izraelin. Kur të ndodhë kjo gjë, nuk do të kemi nevojë për vaksina; marrëdhëniet tona do të na mbrojnë nga dëmtimi, jo vetëm nga viruset, por nga të gjitha fatkeqësitë e tjera që shkaktohen nga përçarja që ekziston midis nesh. / “Newmax” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin

Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin

16 December, 2025
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

16 December, 2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

16 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result