Pandemia godet edhe BMW-në, rënie e shitjeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bazuar në statistika, duket se prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, është prekur mjaft shumë nga pandemia e koronavirusit. Si pasojë, shitjet e kompanisë gjatë vitit të kaluar shënuan rënie për 8.4 për qind, përcjell albinfo.ch.

Kompania e njohur njoftoi se kërkesa e blerësve u rrit në çerekun e katërt të vitit, duke shënuar ngritje për 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

“Ne arritëm sukses duke e përfunduar vitin me një çerek të katërt të fuqishëm dhe, edhe një herë udhëheqim në segmentin Premium në nivel botëror”, tha anëtari i bordit të BMW-së, Pieter Nota.

Në përgjithësi, kompani me bazë në Mynih vitin e kaluar shiti 2 milionë e 324 mijë e 809 vetura. Në Evropë, shitjet shënuan rënie për 15.7 për qind, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 18 për qind.

Sidoqoftë, në Kinë, ku pandemia filloi së pari, por u mor nën kontroll më shpejt se në shtetet e tjera, shitjet e veturave të kompanisë gjermane shënuan rritje për 7.4 për qind.

Ndryshe, gjatë valës së parë të pandemisë, në pranverë, shumë shtete evropiane morën masa të rrepta të izolimit dhe sallonet e veturave u detyruan të mbyllen për disa muaj.

Share This Article