Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 10 pacientë si pasojë e COVID-19, derisa janë shënuar edhe 477 raste të reja pozitive. Janë kryer 2.543 testime, njoftoi Alsat-M të mërkurën.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 87.590 persona me koronavirus, 68.695 e kanë fituar betejën, kurse 2.657 kanë vdekur.
Numri i rasteve aktive është 16.238.