Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një grafik, ku ilustrohet se 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë.
Basha ka ngritur akuza se kryeministri Rama dhe ministrat e kësaj qeverie, po shumëfishojnë pasurinë e tyre, ndërkohë që shton se Shqipëria varfërohet me një kosto jetese të pa përballueshme.
”Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij ”, shkruan Basha në Facebook.