Rudina Hajdari shpall kandidaturën për deputete në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se do të kandidojë për deputete nën siglën e “Nismës Thurje” në qytetin e Elbasanit.

Hajdari ka bërë thirrje që elbasanasit t’i bashkohen, ndërkohë që shton se ka ardhur koha për t’u rebeluar kundër klasës së vjetër politike.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen”, shkruan ndër të tjera ajo, përbri videos ku prezanton karrierën e saj politike dhe në jetë.

https://www.facebook.com/watch/?v=430622621318246
Share This Article