Qeni amerikan që udhëton vetë çdo ditë me autobus për të shkuar në park

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një qen i quajtur Eclipse tregohet shumë i pavarur pasi çdo ditë shkon vetë me autobus në parkun e qenve në Seattle.

Për shumë vite, qeni është bërë shumë i pëlqyer në shoqëri pasi po shihet si një inspirim duke u quajtur ndryshe edhe si “zonja e pavarur”.

Si një vajzë e mirë, qeni pret me durim në stacionin e autobusëve afër shtëpisë së tij. Kur autobusi arrin në stacion, ai hipë në të dhe përshëndetet nga fansat e tij.

Sipas vëzhguesve të tij, qeni më pas zbret në parkun e qenve ku kalon kohë duke vrapuar dhe duke u shoqëruar me qentë e tjerë e më pas hipë prapë në autobus dhe kthehet në shtëpinë e saj.

Thuhet se qeni u mësua të udhëtonte i vetëm me autobus prej ditës kur shoqëruesi i tij, Jeff Young kishte vonuar shumë për të përfunduar pirjen e cigares derisa po prisnin autobusin për t’u kthyer bashkë në shtëpi. Në këto momente qeni kishte hipur vetë në mjetin transportues dhe ishte kthyer në shtëpi. Që nga ajo ditë, qeni është bërë i pavarur duke shkuar vetë në park.

https://www.youtube.com/watch?v=-lpNP5Zun2Y
Share This Article