Aksidenti në Rrugën e Kombit, 4 viktima

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tragjedi në Rrugën e Kombit, ku 4 anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën teksa makina me të cilën po lëviznin u përplas me një kamion.

Burrë e grua të moshave  45 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur, ndërsa fëmija tjetër, 3 vjeçe, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit me targa 04-406-HB, Isa Ishala, po nga Kosova, është shoqëruar  nga policia për t’u marrë në pyetje, raporton Ora News.

EMRAT E VIKTIMAVE

Blerim Avdijaj

Anjeza Avdijaj 34 vjeçe
Medina Avdijaj 5 vjeçe
Klejdi Koçi (nip i familjes) 11 vjeç
Violeta Avdijaj
 3 vjeçe (e plagosur)

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article