ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League 7 hours ago
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës 7 hours ago
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese 7 hours ago
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie 7 hours ago
“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë” 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Irani teston raketa balistike dhe dronë gjatë ushtrimeve ushtarake

albnews by albnews
15 January, 2021
in Bota
0
Irani teston raketa balistike dhe dronë gjatë ushtrimeve ushtarake
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Rojet Revolucionare të Iranit kanë testuar raketa balistike tokë-tokë dhe dronë të rinj të prodhuar brenda vendit gjatë ushtrimeve ushtarake të premten.

Këto ushtrime, për të cilat thuhet se u mbikëqyrën nga komandanti Hossein Salami, u mbajtën në një rajon shkretinor në pjesën qendrore të Iranit, shkruan Reuters.

RelatedPosts

“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë”

Helmoi 30 pacientë e vrau 12 prej tyre, dënohet me burg përjetë anestezisti francez

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Testimi i raketave dhe dronëve u bë pas një testimi tjetër të një rakete me rreze të shkurtër të mërkurën. Ushtria iraniane ka zhvilluar edhe ushtrime tjera ushtarake më herët këtë muaj, në të cilat u testuan dronët e prodhuar brenda vendit.

“Dronët bombardues e goditën mbrojtjen ajrore të armikut hipotetik nga të gjitha anët, duke i shkatërruar caqet plotësisht”, raportoi të premten televizioni shtetëror i republikës islamike.

Irani ka një ndër programet më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione të ashpra këtij shteti për shkak të pasurimit të uraniumit dhe dyshimeve për zhvillimin e programit bërthamor.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, i cili do ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën e ardhshme, ka thënë se Uashingtoni do të kthehet në marrëveshjen bërthamore me Iranin, nëse ky vend e zbaton prerazi paktin me fuqitë e mëdha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

18 December, 2025
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

18 December, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 December, 2025
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result