ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video) 20 minutes ago
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak? 23 minutes ago
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret 41 minutes ago
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime 42 minutes ago
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik 48 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Biden finalizon ekipin diplomatik

albnews by albnews
16 January, 2021
in Bota
0
Biden finalizon ekipin diplomatik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden finalizoi sot formimin e ekipit të tij diplomatik, që do të përfshijë shumë ish-anëtarë të kabinetit Obama, me një vullnet të theksuar për t’u shkëputur nga unilateralizmi i Donald Trump dhe për të “rregulluar” politikën e jashtme amerikane.

Kreu i ardhshëm i shtetit kishte njoftuar tashmë në fund të nëntorit se kishte zgjedhur një ish-anëtar tjetër të administratës së Obamës, Antony Blinken, për postin vendimtar të sekretarit të shtetit.

RelatedPosts

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse

Numri dy i diplomacisë amerikane do të jetë, Wendy Sherman (71 vjeçe), tashmë këshilltare diplomatike në kohën e Bill Clinton para se të bëhej nënsekretare Shteti për Çështjet Politike gjatë mandatit të dytë të Barack Obamas.

Zëvendëssekretarja e ardhshme e shtetit, Sherman ka qenë veçanërisht një nga linjat kryesore amerikane të marrëveshjes bërthamore iraniane dhe ka punuar në çështjen koreano-veriore në qeverinë Clinton.

Një emërim tjetër i njoftuar sot, ai i zëvendëssekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, një menaxher operacional i diplomacisë amerikane. Bëhet fjalë për Brian McKeon, një mik i ngushtë i Joe Biden, të cilin ai e këshilloi për një kohë të gjatë kur ky i fundit ishte ende senator, para se të zinte pozicione të ndryshme në qeveri gjatë dy mandateve të Barack Obamas.

“Me Antony Blinken, ky ekip do të ketë për mision “rregullimin” e politikës së jashtme amerikane”, theksoi në një komunikatë, ekipi i Joe Biden dhe Kamala Harris.

Siç kishte bërë kur u njoftua emri i Antony Blinken, presidenti i ardhshëm në mënyrë të qartë dëshiron të shënojë prishjen me politikën e jashtme nacionaliste dhe unilateraliste të Donald Trump, për t’u rilidhur me një linjë vendosmërisht multilateraliste.

Fytyrat e reja të diplomacisë amerikane “mishërojnë bindjen time të thellë se Amerika është më e fortë kur bashkëpunon me aleatët e saj”, theksoi Joe Biden në deklaratë.

Presidenti i ardhshëm kërkon kështu të “rivendosë lidershipin moral dhe botëror të SHBA-së, të mbështetur nga këta aleatë.

“Amerika është kthyer”, theksoi ai.

Sot, Joe Biden zgjodhi gjithashtu zyrtarisht tre nënsekretarë Shteti, tre gra që kanë punuar në qeverinë e Barack Obamas./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

Një moment për Mbretin Çarls duke shkundur nga mustaqet e tij birrën Guinness! (video)

19 December, 2025
Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Britani/ E reja ndërron jetë vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

19 December, 2025
Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

19 December, 2025
Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

Incidenti: Tre ushtarë rusë kalojnë kufirin në Estoni, Talin thërret të ngarkuarin me punë për shpjegime

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result