Ish-deputeti Rehovica i bashkohet PS-së: Berati ka nevojë te ecë përpara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin, Gledion Rehovica, bëri të ditur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste.

Në një prononcim për mediet Rehovica tha se “për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI, sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt”.

“Personalisht jam shumë krenar dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjatë kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Rehovica.

Sipas tij, eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për progres, punë.

“Berati ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër. Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rehovica./ATSH/

Share This Article