LSI-së i bashkohet ish-këshilltari i Edi Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizjet politike nga njëri krah në tjetrin kanë kohë që kanë filluar. Ditën e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Peqinit, ku është njohur me problematikat e kësaj zone.

Në krahun e saj është shfaqur për herë të parë Ermir Gjinishi, ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çështjet e komuniteteve fetare.

Largimet nga një parti në tjetrën po bëhen të shpeshta në këtë vit elektoral, pasi kujtojmë që disa figura të njohura të LSI-së i janë bashkuar Partisë Socialiste, siç është rasti i ish-ministrit Nasip Naço, ndërsa rrjedhje ka patur edhe nga PS që i janë bashkuar partisë së Kryemadhit.

Share This Article