Britania fton liderët e G7-ës që të takohen në qershor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka njoftuar për planet që këtë të jetë nikoqire e samitit të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara, që do të shënonte mbledhjen e parë të këtij grupi, pas inaugurimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thanë se samiti është paraparë të mbahet më 11 deri më 13 qershor në qytetin Kornvall, në jugperëndim të Anglisë.

Udhëheqësit e shteteve të G7-së nuk janë takuar fizikisht që prej vitit 2019. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar që të anulonte një takim në Shtetet e Bashkuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të inaugurohet më 20 janar.

Lufta kundër koronavirusit pritet të jetë një ndër temat kryesore në takimin e G7-ës.

Kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate tha se “grupi i shteteve më demokratike, prej kohësh është katalizatori për veprime të rëndësishme ndërkombëtare për trajtimin e sfidave më të mëdha me të cilat përballemi”.

“Koronavirusi pa dyshim është forca më shkatërruese që kemi parë për gjenerata të tëra. Duhet që t’i qasemi sfidës së rimëkëmbjes, duke u bashkuar për të krijuar një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Liderët e shteteve të G7-së janë takuar virtualisht muajt e fundit.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Britania, që këtë vit kryeson presidencën e G7-së, i ka ftuar liderët e Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut që të marrin pjesë në samit.

Share This Article