Rreth 240 mijë raste të reja me Covid-19 në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

237 mijë e 297 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe si pasojë e këtij virusi kanë vdekur edhe 4 mijë e 779 persona.

Ndërsa, numri i viktimave nga COVID-19, raportohet të ketë shkuar në mbi 2 milionë.

Deri tani janë regjistruar 95 milionë e 162 mijë e 233 të infektuar, ndërsa 67 milionë e 937 mijë e 205 persona janë shëruar nga ky virus.

25 milionë e 196 mijë e 604 raste raportohet të jenë aktive me të, ndërsa 113 mijë e 415 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Amerika radhitet e para në botë për nga numri i të infektuarve me COVID-19, me gjithsej 24 milionë e 322 mijë e 125 raste, si dhe 405 mijë e 418 viktima, pastaj India me 10 milonë e 566 mijë e 720 raste dhe 152 mijë e 369 viktima, si dhe Brazili me 8 milionë e 456 mijë e 705 raste dhe 209 mijë e 350 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 55 mijë e 851 raste nga 208 mijë e 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Share This Article